Glossary entry

Italian term or phrase:

deposito a rendere

Albanian translation:

Depozitë me rentë/fitim

Jan 16, 2009 15:17
15 yrs ago
Italian term

deposito a rendere

Italian to Albanian Bus/Financial Economics ekonomi
c'fare do te thote, depozite me..., eshte term ekonomik, nuk e gjej gjekundi, ka kuptim si shprehje jo vec e vec
Change log

Jan 16, 2009 15:18: Monika Coulson changed "Level" from "Non-PRO" to "PRO"

Jan 16, 2009 15:18: Monika Coulson changed "Level" from "Non-PRO" to "PRO"

Discussion

Rudina, përshëndetje. Siç thotë kolegu, kjo varet shumë nga fraza se ku gjendet. A mund të na jepni frazën ju lutem që të jemi në gjendje t'ju japim edhe ndihmën e duhur? Falemnderit.
Sherefedin MUSTAFA Jan 16, 2009:
Kontekst Kjo shprehje mund të ketë domethënie të ndryshme varësisht nga konteksti. A mund ta jepni fjalinë e plotë?

Proposed translations

+1
3 days 1 hr
Selected

Depozitë me rentë/fitim

Përshëndetje Rudina,

po ta ripostoj këtu përgjigjen time. Nuk di nëse sistemi informatik i Proz-it ka ndonjë problem por, këtë pyetje Kudoz nuk e gjej dot nga lista e pyetjeve të tjera KudoZ, vetëm nga link-u që dha moderatorja.
"deposito a rendere" është thjesht një depozitim parash me qëllimin e përfitimit të një përqindjeje interesash periodikisht (it. "il profitto").
E ke dëgjuar shprehjen "X vive di rendita"?. Pra, X jeton me fitimet që merr nga depozitimet bankare.
Në shqip duhet të jetë "fitim" por përdoret edhe "rentë" prej nga rrjedh edhe termi ekonomik "rentabilitet".

Ky është koncepti bazë, që pastaj i duhet adaptuar kontekstit tënd.

Nuk e njoh mirë kontekstin e ri të taksave mbi mbeturinat në UE, në veçanti konceptin e taksave "con deposito a rendere". Mesa duket "deposito a rendere" dhe "deposito sui vuoti a rendere" janë dy sisteme për administrimin e mbeturinave, shisheve etj. Në rastin e parë, gjatë blerjes së, p.sh. një shisheje birre, qytetari jep (depoziton) edhe një sasi të vogël të hollash për shishen: në rast se e ruan quitancën e blerjes (it. ricevuta fiscale), mund të shkojë tek shitësi edhe të marrë mbrapsht paratë që ka paguar vetëm për shishet.


--------------------------------------------------
Note added at 3 days1 hr (2009-01-19 16:35:09 GMT)
--------------------------------------------------

Rudina, meqë më pyete privatisht për informacion mbi mbylljen e pyetjes dhe dhënien e pikëve, ndoshta moderatorja (Fabiana) mund të të ndihmojë më tepër, por mund të të them që poshtë njërës prej dy përgjigjigjeve që ti preferon, gjendet një buton i tipit "Select this answer as most helpful", ndiq instruksionet pasi ke klikuar aty edhe këhtu e mbyll pyetjen dhe i jep pikët që dëshiron.
Falemnderit dhe gëzohem që të kam ndihmuar sadopak,

Genta
Peer comment(s):

agree Monika Coulson : Depozitë me fitim / Depozitë me interes
1 hr
Falemnderit Monika.
Something went wrong...
4 KudoZ points awarded for this answer. Comment: "shume faleminderit"
18 mins

dorëzani / depozitë dorëzanie

Ky është kuptimi më i afërt që mund të gjej.

Përdoret edhe këtu:

Neni 208

Garancia mund te jepet ne formen e nje:

a) depozite ne te holla, ose

b) dorezanie.

http://www.albic.net/Shqip/InfoBiznesi/Legjislacioni/ligjete...



--------------------------------------------------
Note added at 1 day3 hrs (2009-01-17 18:41:05 GMT)
--------------------------------------------------

TASSE CON "DEPOSITO A RENDERE"
Consistono in una tassa/deposito che viene pagata al mo-
mento dell'acquisto e restituita in tutto o in parte al mo-
mento della consegna del rifiuto o del contenitore.

http://209.85.129.132/search?q=cache:3jyx2EOrVxYJ:appaltiver...
Something went wrong...
Term search
  • All of ProZ.com
  • Term search
  • Jobs
  • Forums
  • Multiple search