Sep 9, 2008 15:06
15 yrs ago
1 viewer *
English term

Equity

English to Albanian Bus/Financial Finance (general)
Dokumenti nuk përmban spjegime tjera rreth këtij termi e për të cilin ma thotë mëndja se paraqet një lloj profiti, përfitimi ose bilanci pozitiv pas përllogaritjeve të aseteve dhe detyrimeve. Mirëpo, më mungon një spjegim më konkret.

Discussion

Αlban SHPΑTΑ Sep 9, 2008:
Aksion vs Kapital Equity nuk mund të jetë aksion. Nuk e kuptoj dhe çuditem pse nëpër disa fjalorë qenka gjetur i perkthyer si aksion. Aksioni është share, pra certifikatë që përfaqëson një (1) njësi pronësie në një kompani, fond, partneritet etj. Kurse Equity është Kapital. E them me plot bindje sepse prej gati 6 vitesh punoj përkthyes në bankë dhe me terma të tillë e gdhij ditën :-) Natën e mirë nga Evropa, mbyllni kompjuterët sepse keni gjithë ditën përpara nesër.
Agron K (asker) Sep 9, 2008:
Ju falenderoj miqësisht. Të gjitha përgjigjet janë me vend dhe më ndihmut me ekspresivitetin e juaj.

@ Blendi.
Kam konsultuar miq të lidhur ngusht me financa dhe nuk kishin ide. Nisa të shfletoja sajte dhe arrita në një ide më të gjerë por asesi në diçka më konkrete. E pyeta një koleg Amerikan dhe ai më humbi me spjegimin e tij - Profit, Fitim.

@ Gentiana.
Pikërisht mungesa e fjalisë edhe ma 'torthuroi' mendjen. Është vetëm një tabelë financiare dhe në fund, në një cell/dhomëz shkruan 'equity' ndërkaq në tjetrën 'Equity cash flows'.

@ Fabiana, Juliana and Elavana - Ju falenderoj dhe keni durim se u mbyta me këtë sajt. Nuk ia morra dorën akoma ;) Pesa të gjithëve.

Proposed translations

+3
13 mins
Selected

aksion/kapital/ekuitet

aksion/kapital/ekuitet/kapital kontribues. HIH

--------------------------------------------------
Note added at 47 mins (2008-09-09 15:54:50 GMT) Post-grading
--------------------------------------------------

As the next cell-text is "equity cash flow" - they most probably mean "kapitali (aksionar)". Thanks for your note. Elvana
Peer comment(s):

agree ana_c : keto jane perkthimet e mundshme. ne Shqiperi me sa kam vene re perkthimi me i zakonshem eshte "kapital".
57 mins
Thank you!
agree Αlban SHPΑTΑ : Në varësi të kontekstit mund të ketë shumë variacione, por Equity vetë do të thotë KAPITAL
1 hr
Thanks you!
neutral Eva T : Elvana, nuk është aksion në asnjë mënyrë. Është "kapital i kontribuar"... Ekuitet është fjalë e transliteruar në mënyrë të panevojshme.
3 hrs
Eva thanks for the note. Various specialised dictionaries use all the above mentioned terms. However, I do agree that the best term is "kapitali i kontribuar". No harm in knowing all terms used "out there" though :) Elvana.
neutral Fabiana Papastefani-Pezzoni : Hej Ela, nëse do gjesh kohë t'a fusësh në glosar termin, unë do të këshilloja që të mos e fusësh aksion, pasi janë dy gjëra të ndryshme. Shif e bëj, lal. Ciao, Fabi
3 hrs
Fabi, sugjerimi përmban disa terma dhe një shënim që thekson zgjidhjen më të mirë. In any event will consider your suggestion. Elvana
agree viora : kurse Ownership equity ???
124 days
Something went wrong...
4 KudoZ points awarded for this answer. Comment: "dankeshyn "
+5
6 mins

kapitali i kontributit

Përshëndetje Agron,

Equity është përkatësia që ka një subjekt apo në individ në të ardhurat neto të një firme, për të cilat ka investuar duke kontribuar në ngritjen e kapitalit të saj nëpërmjet aksioneve të zakonshme ose të preferuara, apo ppërmes hjuadhënieve afat gjata, (p.sh. bondet e korporatës, të konvertueshme në aksione, etj) dhe që quhen instrumente të ekuitetit. Këto dallohen nga borxhi pasi ky i fundit është përcaktuar në një afat të shkurtër, ka një nivel të caktuar interesash ndërsa ekuiteti varet nga niveli i të ardhurave që realizon firma.



--------------------------------------------------
Note added at 7 mins (2008-09-09 15:14:26 GMT)
--------------------------------------------------

Referencë: Fjalori mbi Bankën, Biznesin, Bursën dhe Ekonominë, i Ilir Hotit. Shpresoj të të vijë në ndihmë
Note from asker:
Falemnderit për referencë.
Peer comment(s):

agree Orian Cuko
32 mins
Falemnderit Orian
agree Αlban SHPΑTΑ : Në varësi të kontekstit mund të jetë edhe kështu, gjithçka varet nga fjala që e ndjek :)
1 hr
Vërtet iTranslate :), falemnderit
agree Monika Coulson : Është "kapital i kontributit". Kur merr kredinë e shtëpisë për $500.000 dhe në 10 vjet ke paguar $100.000, atëherë kapitali i kontributit ose "equity" është $100.000. Nuk është aksion, por kapital.
2 hrs
Në të vërtetë, Monika, nuk është aksion. Falemnderit :)
agree Eva T : "Kapital i kontributit" është përgjigja e saktë. Në asnjë mënyrë nuk është aksion....
3 hrs
Faleminderit, Eva :)
agree Sherefedin MUSTAFA
4 hrs
Rrofsh, Sherefedin :)
Something went wrong...
8 mins

ekuitet

E kam perdore ne nji perkthim qe kam ba dhe e di se keshtu perdoret, vec nese ka dale ndonji term i ri nderkohe.

E kam pa ne nji fjalor jo-zyrtar si term, qe e perdornin organizatat e hueja ne Kosove, pata pyete edhe ne Shqipni dhe e pata konfirmu se ashtu perkthehet.

Bahet fjale para nja 3-4 vjetesh.
Note from asker:
Blendi, definitivisht ke të drejtë. Ky term qenka në përdorim zyrtar në Shqipëri dhe në Kosovë. Edhe pse veq një transliterim, por paska përhapje në fjalorin financiar shqiptar. Shembulli më i ri që e gjeta. Kërkoje në Google Posta dhe Telefonia e Kosovës, kliko publikimet, në pdf format ke raportin dhe pasqyrat financiare të PTKsë. Aty zyrtarisht gjen fjalën Ekuitet. Thanks Dude...
Peer comment(s):

neutral Eva T : Blendi, Ekuitet është e saktë, por nuk është shqip veçse. Është transliterim i panevojshëm, që përdoret kur absolutisht nuk ka term ekzistues në shqip. Në rastin tonë ekziston termi i duhur. E kam parë dhe unë që përdoret, por nuk është term i përkthyer..
3 hrs
Something went wrong...
+2
9 mins

kapital, aksion; pjesëmarrje

Pjesëmarrje, pjesë e pasurisë së mbetur pas plotësimit të kërkesave të kreditorëve;

Equities = aksione kapitale, tituj pjesëmarrjeje; e drejtë marrjeje interesi.

Agron, nëse ke mundësi të japësh fjalinë në kontekst, ndoshta mund të të paraqes ndonjë term më specifik :)

--------------------------------------------------
Note added at 54 min (2008-09-09 16:01:17 GMT) Post-grading
--------------------------------------------------

Këto variantet e mia ishin sipas fjalorit të Kacelit (2002). Shëndet!
Note from asker:
Flm dhe shëndet paç G. Si duket do kem nevojë t'i bëjë edhe 1 milion pyetje aq defiçenca më dolën mua :)))
Peer comment(s):

agree Αlban SHPΑTΑ : Në varësi të kontekstit mund të ketë shumë variacione, por Equity vetë do të thotë KAPITAL
1 hr
Thanks.
neutral Eva T : Nuk është aksion në asnjë mënyrë Gentiana. Jam dakord me "kapital" siç e thotë edhe iTranslate, por jo me "aksionin". Best.
3 hrs
Më vjen keq po e ke gabim: konsulto edhe iate.europe.eu për të parë kuptimet e ndryshme që merr fjala "equity" në varësi të kontekstit.
neutral Fabiana Papastefani-Pezzoni : Hej Genta, si je. Njëlloj si i thoja Julianës, nëse konsultohet edhe fjalori mbi Bankën, Bursën e Biznesin (por edhe nga përkthimet e shumta të Bankës së Shqipërisë) shihet se teknikish ekuiteti nuk është asnjëherë aksion. Shëndet, Fabi
3 hrs
Ok Fabi, shumica e fjalorëve (edhe teknikë) qenkan gabuar atëherë.
agree Sherefedin MUSTAFA
4 hrs
Falemnderit.
Something went wrong...
-1
10 mins

aksion i zakonshëm

Ky është përkthimi i ofruar nga P. Qesku. Gjithë të mirat.


--------------------------------------------------
Note added at 15 hrs (2008-09-10 06:45:20 GMT) Post-grading
--------------------------------------------------

Në Dictionary.com midis të tjerash ekziston dhe ky shpjegim, ku qartësohet se përkthimi i këtij termi varet shumë nga konteksti. E thekson qartë se "equity" mund të përkthehet edhe "aksion".

Investopedia Commentary

Equity is a term whose meaning depends very much on the context. In general, you can think of equity as ownership in any asset after all debts associated with that asset are paid off. For example, a car or house with no outstanding debt is considered the owner's equity since he or she can readily sell the items for cash. Stocks are equity because they represent ownership of a company, whereas bonds are classified as debt because they represent an obligation to pay and not ownership of assets.
Peer comment(s):

disagree Eva T : Nuk është aksion në asnjë mënyrë. Është kapital i kontribuar.
3 hrs
Më vjen keq që e kundërshtoni kaq fort përdorimin e këtij termi përderisa nga Agroni nuk ishte dhënë asnjë lloj konteksti kur unë dërgova sugjerimin tim. Sa për sqarim, në varësi të kontekstit përkthehet edhe "aksion". Përkthehet kështu në IT, FR, GR.
agree Gentiana Kasemi : Një nga përkthimet e vlefshme të mundshme të "equity" në varësi të kontekstit (iate.europe.eu)
3 hrs
Pikërisht Gentiana. Atë sajt përdor dhe unë për referencë sa herë që dua të konfirmoj një term. Faleminderit.
disagree Fabiana Papastefani-Pezzoni : Përshëndetje Juliana. Teknikisht ekutitet dhe aksion janë dy gjëra fare të ndryshme, edhe pse disa fjalorë (ndoshta jo të thelluar në terma teknikë) e sugjerojnë kështu.
3 hrs
Më vjen keq që e kundërshtoni kaq fort përdorimin e këtij termi përderisa nga Agroni nuk ishte dhënë asnjë lloj konteksti kur unë dërgova sugjerimin tim. Sa për sqarim, në varësi të kontekstit përkthehet edhe "aksion". Përkthehet kështu në IT, FR, GR.
Something went wrong...
Term search
  • All of ProZ.com
  • Term search
  • Jobs
  • Forums
  • Multiple search