Glossary entry

Italian term or phrase:

posate

Albanian translation:

servis

Added to glossary by Fabiana Papastefani-Pezzoni
Mar 9, 2007 15:01
17 yrs ago
Italian term

posate

Non-PRO Italian to Albanian Other Cooking / Culinary
Si themi me një fjalë të vetme ne në shqip atyre që në italisht u themi "posate" jo folje, por emër = "le posate sul tavolo" për shembull.
Proposed translations (Albanian)
4 servis
4 disa mundësi

Discussion

Fabiana Papastefani-Pezzoni (asker) Mar 9, 2007:
Ne nuk kemi një fjalë ..... Ju falenderoj të gjithëve. Ne nuk kemi një fjalë të vërtetë shqipe për këtë. Takëm është turqisht, servis ose komplet gjithashtu, edhe pse t'ju the të drejtën ne në Berat gjtihmonë i kemi quajtur kështu, e kam fjalën servis. Këtë e përdornim edhe për serviset e kafesë e të çajit. Nuk i quajmë mbulesë siç në disa raste e quajnë italianët, por ata e përdorin në kuptimin e gjithë çka vënë në tavolinë për një klient për të ngrënë, duke përfshirë këtu jo vetëm serviset e4 gotave e të lugë etj, por edhe pecetat së bashku me një porcion të vogël me krekers. E quajnë "coperta" dhe e vendosin edhe në faturë bile.

Proposed translations

5 hrs
Selected

servis

Sipas Fjalorit të Gjuhës së Sotme Shqipe:

TAKËM m. sh. bised.
1. Tërësia e sendeve, e pajisjeve etj. që shërbejnë
për të njëjtën gjë pajisje prej disa sendesh që
përdoren për një punë. Takëm i pasur (i vyer).
Takëm shkrimi. Takëmi i rrojës. Takëmi i kafesë
(i çajit). Takëmi i kalit pajimet e kalit (shala, freri,
yzengjitë etj.). Takëmet e ngrënies. Një takëm
filxhanë (gota). Takëmi i shtëpisë mobiliet e
shtëpisë.
2. Palë (për rrobat). Një takëm rroba.
3. Një grup a një lloj i caktuar njerëzish, një dorë,
një palë. S`është takëmi ynë. Përzihet me
gjithfarë takëmi. Një takëm mendojnë ndryshe.



Nuk ekziston një "zhargon i përditshëm".

ZHARGON m. sh. gjuh.
E folme e një shtrese të ngushtë shoqërore ose e
një grupi njerëzish të një profesioni, e cila ka
shumë fjalë e shprehje të veçanta, profesionale
ose të huaja, të panjohura a të krijuara posaçërisht
etj. dhe nuk kuptohet lehtë ose nuk kuptohet fare
nga shtresat e tjera shoqërore. Zhargon
profesional. Zhargoni i oborrit mbretëror
(i aristokracisë). Zhargoni i mjekëve (i piktorëve, i
studentëve, i bojaxhinjve).
Example sentence:

servis/i (thikë, pirun, lugë)

Në disa libra të kuzhinës shqiptare mund të gjeni: komplet/i - kompleti vaj e uthull - kripore (kompleti me kripë e piper) - kompleti (thikë, pirun, lugë)

Something went wrong...
4 KudoZ points awarded for this answer. Comment: "Falemnderit për ndihmën"
12 mins

disa mundësi

- mbulesë tavoline
- pajime
- takëm ngrënieje

--------------------------------------------------
Note added at 5 hrs (2007-03-09 20:54:44 GMT)
--------------------------------------------------

http://www.websters-online-dictionary.org/definition/cutlery
Peer comment(s):

disagree Gino LUKA : servis ose komplet - (Mbulesë tavoline = tovaglia) - pajime = nuk përdoret si term kuzhine / ndërsa -takëm ngrënie- është i saktë (por sot nuk preferohet)
1 hr
Quale sarebbe la sua preziosissima e, senza nessun dubbio, giusta proposta / traduzione?
agree Blerta Alikaj : ne varesi te tekstit, takeme (ne shumes) eshte pergjigjia me e sakte dhe me letrare. Servis/komplet perdoret me teper ne zhargonin e perditshem
3 hrs
Something went wrong...
Term search
  • All of ProZ.com
  • Term search
  • Jobs
  • Forums
  • Multiple search